RTSH Sport Live

Jackie Stewart: Hamilton duhet të tërhiqet nga F1

  • 24/06/2022
  • |
  • Formula 1
Jackie Stewart: Hamilton duhet të tërhiqet nga F1
”Britaniku nuk ka se çfarë të japë më në këtë sport”

Lewis Hamilton duhet të mendojë largimin nga F1, kështu mendon legjendari i këtij sporti, Jackie Steëart. Britaniku nuk ka pasur një sezon të mrekullueshëm sipas standardeve të tij, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se koha e tij në këtë sport ka mbaruar. "Tani është koha për t’u tërhequr" - tha Stewart. “Jam i sigurt se Hamilton do të jetë shumë i suksesshëm sepse ka bërë shumë para, e me të drejtë sepse ka qenë më i miri i kohës së tij” – tha Steëart. - Ai bën pjesë në grupin e pilotëve të tillë si  Ayrton Senën e Alain Prost. Ai duhej të ishte larguar nga F1 që kur ishte në krye”.

Stewart beson se Hamilton nuk ka asgjë për të provuar, prandaj është koha e duhur që ai t'i thotë lamtumirë F1. "Ai po lufton pak tani sepse ai ka një shok të ri skuadre që ka qenë më i shpejtë se ai në kualifikime deri më tani, gjë që do të jetë e vështirë për të ta përballojë" - tha Steëart për rivalitetin Hamilton-George Russell. Në renditjen e pilotëve të Kampionatit Botëror 2022, Hamilton mban vendin e gjashtë me 77 pikë.

E gjithë kjo kokëfortësi e Hamilton për të vazhduar ende në F1, vjen pasi atij zhgënjimi të sezonit të kaluar, kur ai humbi garën e fundit dhe mundësinë për të fituar titullin e tij të 8-të kampion bote. Por Max Verstappen e fitoi titullin sezonin e kaluar dhe duket se e ka rrugën e hapur për ta fituar edhe këtë vit. Hamilton nuk ka asnjë shans për të shpresuar – tha Stewart.