Bylis-Vllaznia dhe La çi-Kastrioti hapin siparin e javës së 18-të që mbyll saktësisht gjysmën e kampionatit të këtij sezoni dhe xhiron e dytë të Superuiores. Kjo ndalesë e parashikuar për t’u luajtur në mesjavë është e ndarë në dy ditë mes të mërkurës dhe të enjtes ku tre sfidat e mbetura do të zhvillohen 24 orë më pas. Kështu, pas duelit të Kupës, shkodranët vizitojnë sërish Mallakastrën me objektiv të qartë për t”i dhënë vazhdimësi sezonit pasi numërojnë 4 fitore rresht dhe aktualisht janë vetëm 3 pikë larg kreut.
Në krahun tjetër, për Bylisin debuton Naxhi Shensoji në stol, i cili është rikthyer për herë të tretë të Ballsh. Më e komplikuar është situata për Laçin që vjen pas dy disfatave dhe kërkon me çdo kusht një sukses që mund ta rikthejë në orbitën europiane por përballë do të jetë një skuadër të ngjashme si Kastrioti që për më tepër është e etur për pikë mbijetese.
Të enjten në orën 19:00 kryesuesit e Tiranës vizitojnë fushën e Erzenit që ndeshjet e këtij sezoni po i luan në Durrës. Ndeshje shumë e vështirë për ekipin e Orges Shehit që ka ndryshuar jo pak dhe kërkon kohë për ambjentimin e blerjeve të reja. Në krahun tjetër, shijakasit mbeten një kundërshtar shumë i rrezikshëm dhe i vetmi që ka pësuar tre humbje sezonale.
Partizani rikthehet në shtëpi me sfidën kundër Teutës ku do të kërkojë të largohet momenti negativ. Ndeshja do të luhet në orën 16:00 në stadiumin e të kuqve në kryeqytet ndërsa dita do të nisë me Egnatia-Kukësi, dy skuadra me objetiva të njëjtë por pozicione shumë të ndryshme në klasifikimin e përgjithshëm.