Norah Jeruto me origjinë nga Kenia fitoi medaljen e artë në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Eugene. Në këtë botëror ajo konkurroi për Kazakistanin në disiplinën 3000 metra me pengesa. Jeruto shënoi kohën e tretë më të shpejtë në histori dhe një rekord kampionati prej 8 minutash 53.02. Për Kazakistatin ky është titulli i parë botëror i arritur në histori, pas tre medaljeve të argjendta. Atletja më e mirë evropiane në këtë garë ishte shqiptarja Luiza Gega me kohën 9’10”04, që është edhe një rekord kombëtar.
Në hedhjen e diskut ishte kinezja Feng Bin që arriti rezultatin 69.12 metra, duke e përmirësuar me më shumë se tre metra rezultatin e saj të mëparshëm prej 66.00 të arritur në në Pekin në muajin prill. Sandra Perkoviç e Kroacisë, dy herë kampione olimpike dhe dy herë kampione bote, fitoi medaljen e argjendtë me 68.45 metra.
Pas 6 ditësh gara në botërorin e atletikës që po zhvillohet në shtetet e bashkuara të Amerikës, janë dhënë 27 medalje nga 49 të mundshmet. Dhe vendi organizator dominon me 6 medalje ari, 5 argjendi dhe 8 bronxi me 185 pikë në klasifikimin në përgjithshëm.