RTSH Sport Live

Joan Mir nënshkruan me Hondën

  • 30/08/2022
  • |
  • Moto GP
Joan Mir nënshkruan me Hondën
Për dy sezone do të jetë shok skuadre me Marquez

Joan Mir do të jetë piloti i ri i Hondës për sezonet 2023-2024. Kampion bote me Suzukin në 2020 falë rendimentit të tij në garë, Johan Mir rikthehet kështu në shtëpinë e tij, pasi ka bërë me Hondën debutimin në Moto3 në fund të sezonit 2015, për të kaluar më pas në 2016 me KTM. Fitorja e parë vjen në Austri, për të vazhduar më pas me 10 të tilla, e për të fituar titullin kampion bote në 2017.

Dy tituj botërorë të fituar prej tij në dy kategori gare. Në përfundim të botërorit 2021, ai ishte i treti në renditjen e përgjithshme. Por tani në 2022, për të është një sezon i vështirë, kushtëzuar nga motori Suzuki aspak konkurrues. Tre herë ka dalë i katërti dhe 6 herë nuk e ka përfunduar garën.

Të njëjtin fat ka patur edhe shoku i tij i skuadrës, Alex Rins, i cili do të jetë me të te Honda sezonin e ardhshëm, pasi edhe piloti katalan ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Hondën dhe do të drejtojë një RC213V. Mir do të marrë vendin e Pol Espargarò që nuk arriti të ambjentohet si duhet me Hondën, pas mungesës së Marc Marquez. Skuadra japoneze kërkon që me Mir dhe Marquez të rikthehet sezonin e ardhshëm në shkallën më të lartë të podiumit.