RTSH Sport Live

Jokic nuk mjafton, Miami mposht Denver-in

  • 05/06/2023
  • |
  • Basketboll
Jokic nuk mjafton, Miami mposht Denver-in
Serbi shënon 42 pikë, por megjithatë vjen humbja për Nuggets. Heat fitojnë 111-108 dhe barazojnë serine

Për herë të parë Nikola Jokic nuk është vendimtar për fatin e Denver Nuggets, të cilët shohin të “zhduket” fitorja e dytë ndaj Miami Heat dhe arrihen nga rivalët e tyre në një barazim 1-1. Serbi shënoi 41 pikë, me 11 kërcime në tabelë dhe 4 asistime, por Jamal Murray gaboi në tentativën për të barazuar dhe skuadra nga Florida fitoi 111-108. Një sukses që vjen nga një rikthim dhe bën që të ketë një barazim të serive.

Fillimi ishte monstruoz për ekipin vendas, i cili i rezistoi fillimit sprintit të kundërshtarit dhe më pas shënoi një ecuri 27-6 në përpjekje për të drejtuar sfidën. Por në fund ishte Miami që triumfoi, duke u bazuar në lojën kolektive, me tre lojtarë që realizuan mbi 20 pikë: Vincent 23 pikë, Butler dhe Adebayo me nga 21 pikë secili.

Gara-3 do të zhvillohet natën mes të mërkurës dhe të enjtes.