RTSH Sport Live

Josa flet si trajner i Vllaznisë: Pak e çuditshme, por…

  • 16/05/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Josa flet si trajner i Vllaznisë: Pak e çuditshme, por…
Mirel Josa është prezantuar sot si trajner i Vllaznisë

Kur kanë mbetur dhe dy javë nga kampionati, pa harrruar dhe finalen e Kupës, Vllaznia ka bërë ndryshim në stol: është larguar Plori, në vend të tij Mirel Josa. Një lëvizje e tillë është njoftuar gjatë ditës së djeshme nga vetë klubi, ndërsa sot është bërë dhe prezantimi i trajnerit kryeqytetas. Josa ka drejtuar edhe më parë skuadrën e Vllaznisë, pa harruar që është një njohës shumë i mirë i Superiores, ka drejtuar shumë skuadra, së fundmi Laçin.

“Mu duk pak e çuditshme, sepse janë dhe tri ndeshje dhe mbyllet sezoni, mu duk e çuditshme të merrja ekipin në këtë moment. Por kur bëhen ndryshime, bëhen për të ndrequr gabimet e mbartura, mund të them se erdha me një dëshirë të madhe këtu. Jemi në një linjë me presidentin për sezonin e ardhshëm, por dhe për këto tri ndeshje që kemi tani”.

“Na intereson të rrisim entuziasmin në skuadër. E kam parë vllazninë, më ka pëlqyer por secili ka synimet e veta. Nuk ka gjëra për të ndryshuar, më duhet që skuadra të jetë kompakte, puna jonë varet nga rezultatet. Më pëlqeu sinqeriteti, kur kam bashkëpunuar me presidentët e tjerë ka patur problem sinqeriteti”.

“Objektivi ynë është që të arrijmë Europën dhe të vazhdojmë mirë në sezonin e ardhshëm. Finalja e Kupës? Në futboll nuk ka parashikime, por mund të them se jam ndeshur dy herë me Vllazninë kur isha tek Laçi. Ata kanë një skuadër të fortë, por ne do e bëjmë veten tonë edhe më të fortë, sepse një ndeshje është”.

“Një hakmarrje ndaj Laçit? Jo, aspak, ska vend për hakmarrje. E falenderoj Laçin për mundësinë e dhënë, është hera e parë që flas për këtë. Mirënjohja është problem tjetër, që unë këtu në Shkodër e kam patur. Problemi është se çfarë duhet të bëjmë që këtyre lojtarëve tu marrim maksimumin”.