RTSH Sport Live

Josa: Vllaznia është në luftë për titull

  • 10/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Josa: Vllaznia është në luftë për titull
”Çdo pikë është e vlefshme deri në fund të kampionatit”

Vllaznia-Partizani është ndeshja më e rëndësishme e javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Skuadra shkodrane po tregon se synimet e saj drejt titullit ekzistojnë. Vllaznia ka tri ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e megjithatë trajneri i saj, Mirel Josa thekson faktin se tashmë skuadra që ai drejton është në luftën për titull.

“Mes bilancit të gjithë ndeshjeve ne jemi prapë aty në luftë për titull. Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për të dyja skuadrat. Për vetë situatën se si rrodhën ngjarjet në javën e fundit, duhet të shohim llogaritë e ndeshjes së radhës. Pas ndeshjes së radhës do të shikohet se si do të veprohet”.

Ndeshja me Partizanin është përcaktuese për titullin. Këtë e pranon edhe trajneri i Vllaznisë. Pasi skuadrat kanë nevojë për pikë deri në fund të kampionatit për të arritur objektivin. Josa thekson se për të arritur suksesin fillimisht duhet patur respekt për të gjitha skuadrat, pavarësisht renditjes.

“Është përcaktuese, duke u pakësuar ndeshjet edhe nevoja e pikëve është e madhe, kështu që nuk duhet të nxitohemi që të bëjmë këto llogari. Mua më intereson skuadra ime dhe më intereson të respektoj të gjithë kundërshtarët njëllojë”, ka përfunduar Josa.