RTSH Sport Live

Joshua dorëzohet, Usyk kampioni i ri i botës

  • 26/09/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Joshua dorëzohet, Usyk kampioni i ri i botës
Para 62,000 spektatorëve, ukrainasi e arrin suksesin duke mundur britanikun me pike, me një vendim unanim

E pabesueshme në Londër: Anthony Joshua, 31 vjeçari britanik, kampion botëror i WBA, IBF dhe W BO, 24 fitore, pesha 109 kg, humbi përballë Oleksandr Usyk, 34 vjeç, ukrainas, sfidues, pesha 100 kg. Një humbje me pikë me një vendim unanim (117-112, 116-112, 115-113) që mbase askush nuk mund ta kishte imagjinuar.

Joshua e mendoi këtë ndeshje si një provë në funksion të sfidës së vërtetë që donte të zhvillonte kundër Tyson Fury (ËBC), në derbin anglez. Dhe në vend të kësaj, çdo plan është anashkaluar falë Usyk, i cili rikthen në Ukrainë titullin më prestigjioz në boks: atë maksimal në boks.

Kjo humbje e papritur është e dyta për Joshua(ka 24 fitore), që përballë 62 mijë spektatorëve në stadiumin e Totenhemit, nuk arriti të mbrojë titujt. Ukrainasi, më i madh në moshë e më i lehtë në peshë, u tregua më agresiv duke dominuar pjesën dërrmuese të raundeve. Në raundin e 12-të, të fundit, mund të kishte hedhur Joshua-n KO, por gongu i erdhi në ndihmë. Usyk nuk vodhi asgjë, mori atë që meritonte dhe mbetet i pamposhtur: 19 fitore, 0 humbje.