RTSH Sport Live

Ju flet Bellova…! Dokumentari sot në RTSH Sport, ora 20.30

  • 15/11/2020
  • |
  • Emisione
Ju flet Bellova…! Dokumentari sot në RTSH Sport, ora 20.30
Sot në 20.30 në RTSH Sport, dokumentari "Ju flet Bellova"

RTSH Sport në kuadër të 70-vjetorit të komentit të parë sportiv nga mjeshtri i mikrofonit, Ismet Bellova ka përgatitur një dokumentar që do të transmetohet sot menjëherë pas ndeshjes së Shqipërisë dhe emisionit “Endërr Kuq e Zi”, në orën 20.30. Gazetari Dëfrim Methasani është munduar të grumbullojë fakte, ngjarje apo edhe transmetime të ralla të komentatorit sportiv më jëtë- gjatë në Radio Tirana. Në këtë dokumentar flasin jo vetëm kolegët dhe bashkëkohësit por edhe miq e të afërm të “mësuesit të popullit”. Ka edhe një rrëfim të vetë Bellovës që tregon me nostalgji transmetimin e parë, këshillat e të madhit Andon Mazreku, por edhe vështirësitë e kohës që ka raportuar. Nuk do të mungojë edhe pjesa njerëzore e Ismet Bellovës, si prindit si gjysh por edhe si bashkëshort. Sot në 20.30, në RTSH Sport shfaqet dokumentari “Ju flet Bellova”…