RTSH Sport Live

Jurgen Çika, mesazh për të rinjtë kukësianë

  • 23/11/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Jurgen Çika, mesazh për të rinjtë kukësianë
Kampioni i Europës, Ballkanit dhe Botës për të rinjtë sërish gjen vendin e parë në MMA

Jurgen Çika është i riu kuksian, i cili dy ditë më parë mori titullin Kampion Europe në kategorinë profesionale MMA duke fituar kështu çmimin e gjashtë më të rëndësishëm për sportin që praktikon. Në ndeshjen e zhvilluar në Athinë të Greqisë, Jurgen Çika përfaqësonte Shqipërinë mes 40 shteteve të tjera. Çika veç titujve europian mban tituj ballkanik profesional dhe botërore Junior pro amator.Mesazhi i të riut, maturant në gjimnazin “Havzi Nela”, është që të rinjtë të mos largohen, por që të investojnë në vendin e tyre, pasi vetëm kështu mund të eci përpara Kukësi si qytet. 

Të rinjtë do të duhet ta vazhdojnë stërvitjen dhe të mos e lënë në mes. Çdo garë ka uljet e ngritjet e veta, por duhet të vazhdojnë sepse rezultati do të vijë një ditë. Të punojmë që të ringremë nivelin dhe vendin tonë”, ka përfunduar Çika.