RTSH Sport Live

Juve, asnjë rritje kapitali për tri vitet e ardhshme

  • 03/02/2023
  • |
  • Itali
Juve, asnjë rritje kapitali për tri vitet e ardhshme
Bordi i ri drejtues do të duhet të financojë veten

Asnjë rritje kapitali te Juventus për tri vitet e ardhshme. Këtë e ka bërë të ditur klubi bardhezi në procesverbalin e mbledhjes së aksionerëve të datës 18 janar, kur u prezantua Bordi i ri i Drejtorëve. Në thelb, deri në vitin 2025, Juventus do të duhet të financojë veten.

Në këtë kuptim, Bordi i ri Drejtues nuk ka plane për rritje të reja kapitali, përveç 700 milionëve që kanë ardhur në arkën e klubit nga viti 2019 deri në 2021. Një situatë do të ketë peshë të konsiderueshme për sa i përket merkatos dhe masës së pagave. Ndaj në këtë drejtim janë të komplikuara edhe operacionet hyrëse të Juventusit, një faktor që ul shumë rolin e bardhezinjve për seancat e ardhshme të merkatos.

Juventus u penalizua me minus 15 pikë nga ana e Gjykatës Federale e Apelit në Itali për shkak të parregullsive në bilancet financiare të vardhezinjve, me drejtuesit që ishin munduar të fshihnin bilancin e vërtetë.

Por, pas dënimit në Itali, “Zonja e Vjetër” mund të përballet me sanksione edhe nga ana e UEFA-s që në fakt e ka nisur një hetim për italianët prej datës 1 dhjetor. Nëse UEFA fakton që Juventus ka arritur të përfitojë në garën ndaj klubeve të tjera në momentin që ka fshehur bilancet, atëherë rrezikon shumë.