RTSH Sport Live

Juve gjen fitoren, Pirlo: Bëmë një ndeshje të mire

  • 24/01/2021
  • |
  • Itali
Juve gjen fitoren, Pirlo: Bëmë një ndeshje të mire
Bardhezinjtë kanë arritur të marrin një fitore 2-0 përballë Bologna, me gola të Arthur 15’ e McKennie 71’.

Pas disfatës me Interin në kampionat, me suksesin në Superkupë në mes, Juventusi është rikthyer te fitorja, duke mundur Bologna me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Arthur 15’ dhe McKennie 71’. Pas ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo nuk kishte se sit a fshihte kënaqësinë e këtij suksesi.

“Ishte e rëndësishme të tregonim intensitet, bëmë mirë në pjesën e parë, por nëse nuk arrini ta mbyllësh ndeshjen, mbetet gjithmonë në diskutim. Duke luajtur një lojë të mirë, ne ishim të zotë në shfrytëzimin e hapësirës. McKennie është gjithmonë në vendin e duhur,  ai ka një vizion të shkëlqyer. Ne jemi një ekip i fortë, gjithçka varet nga ne, siç demonstruam në Superkupë”.

Në momentin që në fushë zbriti Morata, gjërat ndryshuan për mirë…

“Vendosëm të aktivizonim Morata-n, që të kishim më shumë peshë në fazën sulmuese. Ata po sulmonin me forca të shumta dhe një sulmues si spanjolli, mund të shfrytëzojë hapësirat në kundërsulm”.

Nga fillimi, problem ishte ekuilibri, rrezikonit të pësonit disa kundërsulme?

“Është normale, që gjithmonë punojmë për të patur dominimin e lojës, punojmë gjithmonë për këtë”.

Çfarë mendoni për Chiellini dhe Szczesny?

“Ne jemi të lumtur për Chiellini, ka qenë një kohë e gjatë që kur ai luajti katër ndeshje radhazi ndërsa Szczesny është gjithmonë i gatshëm”.