RTSH Sport Live

Juve-Inter, një histori polemikash dhe armiqësie

  • 10/05/2022
  • |
  • Itali
Juve-Inter, një histori polemikash dhe armiqësie
Inzaghi, trajneri që ka mposhtur më shumë bardhezinjtë

Të mërkurën do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit, përballje që do të luhet në ‘Olimpico’ të Romës. Skuadra zikaltër është më e bashkuar se kurrë në prag të finales. Trajneri Simone Inzaghi pret që lojtarët e tij ta lënë mënjanë kampionatin deri të mërkurën mbrëma, ku Inter nuk e ka në dorë fatin e tij dhe të fokusohet vetëm te një trofe në të cilin ka pasur një rrugëtim të vështirë duke eleminuar kundërshtarë si Roma apo Milan.

 Inzaghi është trajneri që ka mposhtur disa herë Juventusin.  Në 6 suksese tre kanë ardhur në finalen e Superkupës. Një tjetër fitore do të ishte një kartëvizitië e bukur për të diskutuar shifrat e rinovimit të kontratës mes trajnerit dhe klubit zikaltër.