RTSH Sport Live

Juve-Maccabi: për izraelitët është 'problemi' Yom Kippur

  • 04/10/2022
  • |
  • Futboll Bota
Juve-Maccabi: për izraelitët është 'problemi' Yom Kippur
Festa e Shlyerjes, për praktikuesit hebrenj, do të thotë të mos hani apo pini lëngje deri në perëndim të diellit

Maccabi në ndeshjen jashtë fushe ndaj Juventusit do t'i duhet të përballet edhe me një 'problem' më shumë. Praktikuesit hebrenj, dhe ka shumë në ekip, në fakt festojnë Yom Kippur, ose Festën e Shlyerjes, që do të thotë të agjërosh dhe të mos pish lëngje nga sot në mbrëmje deri në perëndim të diellit nesër, ndërsa në mbrëmje skuadra do të dalë në fushë për turin e tretë të grupeve të Champions League.

Trajneri i skuadrës izraelite, Barak Bakhar, me siguri do ta ketë parasysh këtë ngjarje dhe për këtë arsye nuk është e vështirë të imagjinohet se në formacionin e Maccabi kundër bardhezinjve ka shumë të huaj: Seck, Batubinsika, Cornud, Chery dhe Pierrot. Të huajt e tjerë kanë pasaporta izraelite, janë kryesisht hebrenj praktikantë dhe për këtë arsye edhe ata do të agjërojnë për Yom Kippur.

Realisht, ndeshja jashtë fushe në Torino është më e mira që mund të ndodhë për Maccabin. Klubi i kishte kërkuar UEFA-s që të luante në Piemonte kur të përpilohej kalendari. Të shkosh në Paris kundër PSG-së apo edhe në Lisbonë kundër Benfica-s do të thoshte të mos shihje as hebrenj praktikues në fushë, sepse në Francë dhe Portugali dielli perëndon më vonë se në Itali.