RTSH Sport Live

Juve, Milik tregon një tjetër provë për Candrevën: Pa fjalë

  • 12/09/2022
  • |
  • Itali
Juve, Milik tregon një tjetër provë për Candrevën: Pa fjalë
Autori i golit të anulluar, Arek Milik reagon në rrjetet sociale

Një tjetër imazh në të cilin Candreva duket se e mban Bonuccin në lojë. Kësaj radhe është Arek Milik, autori i golit të anuluar, i cili postoi në Instagram pamjen e palëvizshme të parë nga një tjetër kënd me mbishkrimin “pa fjalë”. Në të vërtetë, anësori I Salernitana-s duket më  ulët se mbrojtësi i Juventusit në momentin e goditjes me kokë të shokut të tij të skuadrës. Por më pas sulmuesi polak e ka fshirë postimin.

Në rrjetet sociale, është edhe Cuadrado që ka shprehur zhgënjimin e tij për incidentin, me foto dhe koment: “E pabesueshme”.