Është Benevento-Juventus, por për pjesën më të madhe në pjesën e dytë u duk sikur ishte Juventus-Ferencvaros. Vetëm se kësaj radhe nuk ishte i pranishëm Cristiano Ronaldo, i cili u la në Torino për të pushuar. Morata është në fushë dhe në minutën e 21-të arrin të zhbllokojë rezultatin. Por në fundin e pjesës së parë është Letizia që surprizon bardhezinjtë, duke vendosur barazpeshën, 1-1.
Benevento, një ekip i mirëorganizuar me qëndrimin luftarak në Serie A, ngre murin, vendoset me pesë në mbrojtje dhe mban larg pa shumë probleme një partneritet në letër dhjetë herë më i fortë. Është magjia e futbollit, ajo që vetëm sonte, në fundjavën në të cilën Maradona nderohet, e bën napolitanin, Gaetano Letizia të shënojë në portën e Juves. Në fund të takimit ka dhe një karton të kuq për Morata.