RTSH Sport Live

Juve shembet në Empoli pas dënimit, tani Champions është një mirazh

  • 22/05/2023
  • |
  • Itali
Juve shembet në Empoli pas dënimit, tani Champions është një mirazh
Bardhezinjtë pësuan një humbje 4-1

Në ndeshjen e fundit të javës së 36-të të Serisë A, Juve u rrëzua 4-1 ndaj Empolit dhe, pas dënimit të FIGC-së që i hoqi 10 pikë, tashmë kualifikimi në Champions League është një mirazh. Bardhezinjtë e nisën mirë dhe i vendosën toskanët në vështirësi për një çerek ore, por goditja me kokë e Milik u refuzua nga traversa (13'). Nga një hero i mundshëm, polaku kthehet në një protagonist negativ kur në minutën e 17-të kap Cambiaghi në zonë: nga pika e bardhë Caputo nuk gaboi.

Kalojnë tre minuta dhe në 21' Luperto dyfishon me një prekje nga disa hapa pas një mrekullie të Szczesny ndaj Akpa Akpro. Në fillim të pjesës së dytë, Caputo shënon të tretin pas një topi të humbur nga Alex Sandro. Në minutën e 85-të Chiesa befason Vicario me golin e flamurit. Në fund,  sapo futet, Piccoli kompleton pokerin, 4-1.