RTSH Sport Live

Ka luajtur me dy skuadrat, Ouen: Liverpuli, shumë i fortë për Realin!

  • 28/05/2022
  • |
  • Futboll Bota
Ka luajtur me dy skuadrat, Ouen: Liverpuli, shumë i fortë për Realin!
Michael Oëen, pas vitesh me Liverpool është transferuar te Reali i Galaktikëve, por ai është ende një bir i Anfield.

Finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool na sjell në mendje një numër të konsiderueshëm lojtarësh që kanë luajtur me të dyja skuadrat. Normale, duke qenë se bëhet fjalë për dy klube të mëdha, që kanë pasur dhe kanë në skuadër kampionë. Do të mjaftonte të mendonim për Xabi Alonson, protagonist fillimisht te Reds dhe më pas te Blancos. Ose për Topin e Artë të vitit 2001, Michael Oëen, i cili pas vitesh me Liverpool, u transferua te Reali i Galacticos, por ende mbetet një bir i Anfield. Prandaj është e pamundur të presësh një zemër të ndarë përgjysmë për ish-Djalin e Artë, duke pasur parasysh se Reali do të jetë [ërsëri Real, por që dashuria e një jete nuk mund të komandohet. Dhe në parashikimet e tij për finalen e madhe... bie në sy.

“Liverpooli është më i mirë se Reali dhe mund të fitojë, parashikoj 3-1 ose 3-0, mendoj se mund të fitojnë bindshëm. Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm, shumë i fortë për Realin”. Një frazë e raportuar nga AS, e cila lë pak dyshime për opinionin e Oëen. Por ai paralajmëron që të mos nënvlerësohen Blancos. “Reali u tregua fenomenal për të arritur në finale, jam i sigurt se ata tashmë mendojnë se e kanë fituar atë pasi kanë eliminuar Chelsea dhe City në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Por Liverpool ka shumë përvojë dhe është shumë i fortë, ata nuk do të duan ta hidhen shumë në duele sepse Reali është skuadra më e mirë kur bëhet fjalë për të fituar ndeshje të ngushta. Jeta ime në Liverpool, në Madrid kam pasur një përvojë të  mrekullueshme, ishte e mrekullueshme të luaje me ‘camiseta blanca’, por unë do të shkoj me Liverpool”.

Një Liverpool që sipas Topit të Artë të vitit 2001 është tashmë në legjendën e futbollit. "Nëse Liverpool është skuadra më e mirë në botë? Kjo është një nga skuadrat më të mira ndonjëherë. Nëse ata fitojnë Champions, do të jenë tre trofe të sezonit dhe ata gjithashtu janë afruar shumë me të katërtin. Nuk mendoj se ka një ekip, të paktën jo në Angli, që kam bërë kaq mirë ndonjëherë në një sezon. Ky është Liverpooli më i mirë që kam parë ndonjëherë”.