RTSH Sport Live

Kajoshi dhe Hysa, sërisht me fitore

  • 05/06/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Kajoshi dhe Hysa, sërisht me fitore
Boksi profesionist vjen për herë të tretë në Shkodër, mbrëmje emocionuese të dielën

Boksi profesionist ka zbritur për herë të tretë në Shkodër, ndërsa në mbrëmjen e së dielës, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi kanë treguar edhe një herë tjetër aftësitë e tyre. Në program kanë qenë tre ndeshje, teksa polaku Shvarkou ka fituar ndaj Vikapika Meroro nga Namibia. Më tej Kajoshi triumfoi me nokaut ndaj lituanezit Volinkus e po të njëjtën gjë bëri dhe Hysa, që pati përballë Shihepon

"Nuk e prisja të shkonte kështu, por aq më mirë për mua. Megjithëse kisha dëshira ta zgjasja dhe pak takimi, kjo për hir të publikut. Mund të bëhej një ndeshje më e fortë, por ky ishte fati i takimit", tha menjëherë pas duelit, Arjon Kajoshi.

"Ndeshja shumë e bukur dhe normalisht, ashtu sikurse e kam shprehur dhe më përpara, të bësh ndeshje në Shkodër gjithmonë është emocionuese. Siç e patë dhe vetë kishte njerëz që na mbështesnin, gjë që për ne është diçka shumë e madhe. Sepse na duhet mbështetja, sidomos nga mosha e re për të cilën shpresojmë që të bëhemi një ogur i mirë për ta. Sepse vetëm kështu mund të qëndrojnë gjatë në sport dhe t'i afrohen sa më shumë rrugës së sportit", shpjegon Nelson Hysa.

"Për ne ishte një sukses, sepse me ardhjen e këtyre ndërkombëtarëve jemi duke u konfirmuar së bashku Federata Shqiptare e Bkosit Amator dhe asaj Profesionist", nënvizon trajneri Zef Gjoni.

Për Kajoshin ishte fitorja e shtatë radhazi në boksin profesionist, kurse për Hysën e nënta. Të dy boksierët janë rritur në klasifikimin botëror, ndërsa tanimë do të jenë në një turne të rëndësishëm në Angli.