RTSH Sport Live

Kalendari i 2023-shit përballet me kritika të shumta

  • 21/09/2022
  • |
  • Formula 1
Kalendari i 2023-shit përballet me kritika të shumta
Janë 4 gara në Lindjen e Mesme, 3 në SHBA, por mungojnë Gjermania e Franca

Është quajtur si një sezon historik, me numrin më të madh të garave në histori, por kalendari i vitit 2023 të Formulës 1 është përballur me një valë të gjerë kritikash nga opinioni publik për shumë arsye. I bërë të ditur të martën pasdite nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), kampionati botëror i vitit të ardhshëm nis me garën e 5 marsit në Bahrein, në pistën e Sakhirit, e për të vijuar më pas me Arabinë Saudite, Australinë, Kinën, Azerbajxhanin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Majemi, me Italinë, në Imola, e më pas me Montekarlon, me Spanjën, me Kanadanë, Austrinë, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Belgjikën, Holandën, sërish me Italinë, në Monza, e më pas me Singaporin, Japoninë, Katarin, sërish me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Ostin të Teksasit, me Meksikën, me Brazilin dhe sërish me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Las Vegas, e për ta mbyllur më 26 nëntor 2023 me Abu Dhabin.

Ky kalendar shënon rikthimin e Kinës, teksa Rusia mbetet e përjashtuar për shkak të konfliktit me Ukrainën, por edhe debutimin e një piste të re, siç është ajo e Las Vegasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe pikërisht kjo ka qenë edhe një nga temat e nxehta të diskutimeve, pasi amerikanët do të kenë plot 3 gara në pistat e tyre dhe, teksa Italia ka dy dhe 4 gara janë në lindjen e mesme, tifozët kanë nxituar të vënë në dukje se nuk do të ketë asnjë garë në Gjermani e Francë, dy vende që kanë shkruar historinë e automobilizmit. Kështu, pista si Hokenhaimi dhe Nurburgringu në Gjermani apo Manjikyrs apo Lë Mons në Francë janë pjesë e pandarë e historisë së Formulës 1, por që mungojnë sezonin e shkuar, ndërsa në krahun tjetër është kritikuar mbajtja e garave në 4 vendet arabe që kanë probleme serioze me të drejtat e njeriut.

Po kështu, përveç aspektit sportiv, organizmi që qeveris automobilizmin botëror është kritikuar edhe për faktin se kalendari i sezonit të ardhshëm nënkupton se skuadrat e Formulës 1 duhet të përshkojnë, në diçka më pak se 9 muaj, plot 133,550 km anembanë planetit. Dhe kjo është vetëm për garat, pa llogaritur udhëtimet që do të bëjnë pilotët dhe stafet e skuadrave apo të Formulës 1 për arsye personale apo familjare.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎TM 2023 CALENDAR R1 MAR SAKHIR للأهاری R2 R13 17-19 MAR ARABIA JEDDAH R3 HUNGARY BUDAPEST MAR-02 APR R14 28-30 JUL SPA-FRANCORCHAMPS MELBOURNE R4 R15 14-16 APR SHANGHAI R5 ANDS ZANDVOORT R16 01-03 SEP 28-30APR APR BAIJAN BAKU MONZA R6 05-07 MAY R17 MIAMI SINGAPORE 19-21 MAY IMOLA R18 SEP SUZUKA R8 MAY R19 06-080CT MONACO LOSAIL R9 R20 20-22 OCT USA AUSTIN 02-04 JUN BARCELONA 16-18 JUN R10 R21 MONTREAL 27-290CT CITY R11 JUN-O2 JUL R22 NOV SPIELBERG R12 R23 SAO PAULO 16-18 VEGAS LAS VEGAS KINGDOM SILVERSTONE R24 24-26 NOV YAS MARINA SUBJECTTOFIACIRCUITHOMOLOGATION‎"‎