RTSH Sport Live

Kalendari i Katar 2022: Kosova e nis me Suedinë dhe e mbyll me Greqinë

  • 08/12/2020
  • |
  • Kosova
Kalendari i Katar 2022: Kosova e nis me Suedinë dhe e mbyll me Greqinë

Është zbardhur kalendari i ndeshjeve për përfaqësuesen e Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022, e cila ndodhet në Grupin B bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. “Dardanët” do e nisin udhëtimin e tyre më 28 mars 2021 në shtëpi ku përballë do të kenë Suedinë, ndërsa tri ditë më vonë do të ndeshen në transfertë me Spanjën. Udhëtimin e tyre në këto eliminatore do e mbyllin më 14 nëntor 2021 në transfertën me Greqinë.

Ja kalendari i plotë:

Ndeshja e parë, 28/03/2021, Kosovë-Suedi

Ndeshja e dytë, 31/03/2021, Spanjë-Kosovë

Ndeshja e tretë, 02/09/2021, Gjeorgji-Kosovë

Ndeshja e katërt, 05/09/2021, Kosovë-Greqi

Ndeshja e pestë, 08/09/2021, Kosovë-Spanjë

Ndeshja e gjashtë, 09/10/2021, Suedi-Kosovë

Ndeshja e shtatë, 12/10/2021, Kosovë-Gjeorgji

Ndeshja e tetë, 14/11/2021, Greqi-Kosovë