RTSH Sport Live

Kalendari i Katar 2022: Shqipëria e nis me Andorrën, pret Anglinë…

  • 08/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Kalendari i Katar 2022: Shqipëria e nis me Andorrën, pret Anglinë…

Është përcaktuar kalendari, që përfaqësuesja kuqezi do ndjekë në kualifikueset e Botërorit, Katar 2022. Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për ndarjen e grupeve mes 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria është vendosur në Grupin I, sa bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Ndërkohë, sot pasi është diskutuar mes federatave përkatëse, është përpiluar dhe kalendari i sfidave. Kuqezinjtë do e nisin me Andorrën në transfertë më 25 mars 2021 dhe do e mbyllin këtë aventurë po me Andorrën, kësaj radhe në shtëpi më 15 nëntor 2021. Anglinë, në ndeshjen e parë, do e presim në shtëpi më 28 mars, tri ditë pas Andorrës. Ndërkohë, me Poloninë ndeshjen e parë do e luajmë në transfertë më 2 shtator.

Ja kalendari i plotë:

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra