RTSH Sport Live

Kamer Qaka drejt Zvicrës, gati firma me Sion

  • 10/01/2021
  • |
  • Kombëtarja
Kamer Qaka drejt Zvicrës, gati firma me Sion
Nga Kongsvinger në Norvegji, te Sion në Zvicër. Mesfushori kuqezi, Kamer Qaka bëhet gati për lëvizjen e radhës

Kamer Qaka, nga Kongsvinger në Norvegji, te Sion në Zvicër. Sipas lajmeve që vijnë nga “tuttomercatoweb”, skuadra e drejtuar nga Fabio Grosso është gati për të bërë një goditje në merkato, duke përforcuar repartin e mesfushës. Mesfushori shqiptar është zgjedhja e parë në këtë rast.

Siç bëhet e ditur, marrëveshja me norvegjezët e Kongsvinger për blerjen e futbollistit është mbyllur. Tani mbetet vetëm firma e mesfushorit kuqezi, i cili së bashku me përfaqësuesin e tij ligjor është nisur drejt Zvicrës për të kompletuar marrëveshjen.

Qaka është aktivizuar në shumë skuadra, duke nisur nga Valerenga, Honefoss, Kristiansund, Politehnica Iași, Universitatea Craiova dhe së fundmi Kongsvinger. Është aktivizuar dhe me përfaqësuesen e moshave në Norvegji, para se të grumbullohej me Shqipërinë në vitin 2017.