RTSH Sport Live

Kameruni siguron i pari turin e 16-shes

  • 14/01/2022
  • |
  • Futboll Bota
Kameruni siguron i pari turin e 16-shes
 Luhen takimet e dyta të grupit A të Kupës së Kombeve të Afrikës

Kupa e Kombeve të Afrikës, që po mbahet në Kamerun, ka zhvilluar të enjten ndeshjet e ditës së 5-të të saj, që ka ngritur në fakt edhe raundin e takimeve të dyta të fazës së ndeshjeve në grupe. Kështu janë luajtur dy takimet e dyta të grupit A dhe përfaqësuesja vendase, Kameruni, është bërë e para skuadër që siguron kalimin në turin e 16-shes, pasi ka korrur fitoren e dytë, duke mposhtur bindshëm, 4-1, Etiopinë.

Pasi kishin mundur me përmbysjen Sierra Leonen në ndeshjen e parë, vendasit e kanë parë sërish në disavantazh veten pas vetëm 4 minutash lojë përballë afrikanolindorëve. Por dy gola të realizuar Ekambi dhe dy nga Abubakar, i cili pati realizuar edhe dy herë nga pika e bardhë e 11-metërshit në ndeshjen e parë, i kanë dhuruar Kamerunit një tjetër fitore me përmbysje dhe bashkë me të, edhe vendin biletën për në turin tjetër.

Siç dihet, në fazën finale të këtij turneu kontinental do të marrin pjesë 24 skuadrat më të mira, të ndara në 6 grupe me nga 4 ekipe secila dhe, pas fazës së grupeve, dy të parat e renditjes si dhe 4 vendet e 3-ta më të mira do të vijojnë më tej në turin e 16-shes. Kështu, edhe Sierra Leone i ka mbajtur gjallë shpresat për vijuar më tej ëndrrën kontinentale, pasi ka mundur Kepin e Gjelbër me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e parë.

Të dy këto skuadra kanë nga 3 pikë secila, 3 më pak sesa Kameruni i vendit të parë dhe kanë ende gjasa matematikore të kualifikohen për më tej.  Algjeria është fituese në fuqi e këtij turneu, pasi triumfoi në 2019-ën.