RTSH Sport Live

Kane larg nga Tottenham, edhe nëse kthehet Pochettino

  • 01/06/2021
  • |
  • Angli
Kane larg nga Tottenham, edhe nëse kthehet Pochettino
Daily Mail raporton se sulmuesi i Spurs është i palëvizshëm nga pozicioni i tij edhe nëse menaxheri argjentinas kthehet

Harry Kane nuk ndryshon mendjen, ai dëshiron të largohet nga Tottenham këtë verë dhe as kthimi i mundshëm i Mauricio Pochettino nuk do ta bënte atë të ndryshonte kurs. Trajneri argjentinas ka mosmarrëveshje me Paris-Saint Germain dhe, pavarësisht se ka ende një kontratë dy-vjeçare me parisienët, ai ka kërkuar të lirohet.

Sipas Daily Mail, Pochettino, i monitoruar gjithashtu dhe nga Real Madrid, mësohet se ka tashmë një marrëveshje verbale me pronarin e Spurs, Daniel Levy, për t'u kthyer që në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi anglez është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij në një ekip të ri dhe me thashethemet tashmë të panumërta: Sportsmail zbulon se një shkëmbim hipotetik me Machester City me Gabriel Jesus dhe Nathan Ake potencialisht në tryezën e negociatave nuk mund të përjashtohet.