RTSH Sport Live

Kaosi Real-PSG: Leonardo skualifikohet, shpëton Al Khelaifi

  • 18/06/2022
  • |
  • Futboll Bota
Kaosi Real-PSG: Leonardo skualifikohet, shpëton Al Khelaifi
Këto janë vendimet e UEFA-s pas ndeshjes së luajtur në Bernabeu

Kaosi i shkaktuar në Bernabeu pas ndeshjes Real PSG, nga presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, dhe nga drejtori sportive Leonardo, nuk kishte kaluar pa u vënë re nga UEFA, e cila dha verdiktin e saj. Një raund skualifikimi për brazilianin, tashmë ish-drejtor sportiv i klubit, ndërsa presidenti i Parisit shpëton: ky është rezultati i procedurës disiplinore të mbërritur nga Nyon.

Dy drejtuesit, me rastin e ndeshjes së kthimit në Champions League në Spanjë, pasi pësuan një rikthim të bujshëm nga skuadra e  Ancelottit, i shkaktuar nga kontakti i famshëm mes Donnarumma dhe Benzema, shkuan në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve për të protestuar. furishëm kundër drejtimit të ndeshjes.