RTSH Sport Live

Kapitenia e kombëtares vijon aventurën në Itali, firmos për Cuneo

  • 09/06/2020
  • |
  • Të tjera
Kapitenia e kombëtares vijon aventurën në Itali, firmos për Cuneo

Erblira Bici, kapitenia e ekipit kombëtar të femrave në volejboll, do të vijojë aventurën e saj në Serinë A italiane edhe sezonin e ardhshëm sportiv 2020-2021. Shtatlarta ka firmosur një kontratë me ekipin e Bosca San Bernardo Cuneo.

Ky do të jetë sezoni i pestë i Bici në Itali, që më parë ka luajtur më Mondovi (2 sezone) e më pas nga një sezon me Novara (fitoi Kupën e Italisë dhe Champions League) dhe vjet me Arcizio.

Këtë sezon pritet që Bici të ketë një rol si protagoniste në Serinë A italiane, pasi do të jetë titullare në formacionin e trajnerit Andrea Pistola. “Të vesh fanellën e Cuneo është një mundësi e artë për mua. Mezi pres të luaj dhe të tregoj aftësitë e mia”, tha Bici.