RTSH Sport Live

Kastrioti ‘nxeh muskujt’ në Maqedoninë e Veriut

  • 01/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Kastrioti ‘nxeh muskujt’ në Maqedoninë e Veriut
Skuadra po zhvillon fazën përgatitore në vendin fqinj, ja situata me merkaton

Kastrioti mbetet një kantier i hapur pasi te skuadra krutane janë larguar futbollistë me peshë, megjithëse duhet thënë se drejtuesit kanë lëvizur në merkato dhe kanë sjellë në skuadër elementë që mund ti bëjnë punë trajnerit Emiliano Çela. Kastrioti ka udhëtuar në Maqedoninë e Veriut, në qyetin e Strugës, për të zhvilluar fazën përgatitore ku do të qëndrojë deri më datë 12 gusht.

Stafi nën drejtimin e Çelës po i jep ngarkesën e duhur lojtarëve duke zhvilluar nga dy séance në ditë. Sa i përket merkatos në hyrje emri që ka bërë bujë është rikthimi i Xhulio Mehmetit, mesfushorit që sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit në Kategorinë e Parë. Kastrioti ka firmosur edhe me dy lojtarë të rinj si Franc Marinaj që shënoi gol në miqësoren e fundit përballë Besës dhe Brajan Selmani, lojtar i formuar te akademia e futbollit Tiranë dhe ka luajtur me Laçin U21.

Klubi është në kërkim të një qendër sulmuesi pas largimit të Kaina-s dhe për momentin drejtuesit janë fokusuar në tregun jashtë Shqipërisë.