RTSH Sport Live

Katari publikon posterin e Botërorit

  • 16/06/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Katari publikon posterin e Botërorit
I projektuar për herë të parë në histori nga një grua

Katari ka publikuar posterin zyrtar për Kupën e Botës 2022. Seria e posterave përbëhet nga disa imazhe bardh e zi dhe tipografi arabe të dizejnuara nga artistja nga Katari Bouthayna Al Muftah. Nëpërmjet këtyre imazheve, ajo kërkon t'u bëjë thirrje si "komuniteteve globale" dhe atyre lokale duke portretizuar jehonën e "brohoritjeve kolektive" në një stadium. Ajo është gruaja e parë që ka krijuar një poster zyrtar për Kupën e Botës në futboll. Posteri është zbuluar fillimisht në një ambjent të muzeut të Kupës së botës të krijuar nga organizatorët, përpara se ai të vendoset në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Sheikha Al Mayassa, drejtoresha e muzeve të Katarit dhe Hassan Al Thaëadi, sekretar i përgjithshëm i komitetit organizues të Kupës së Botës të Katarit. Artistja dhe stilistja nga Katari, Bouthayna Al Muftah, thotë se për krijimin e këtij posteri është frymëzuar nga nga brohoritjet e tifozëve dhe jehona në stadiume.

“Brohoritjet kolektive, tipografia është frymëzuar nga ky fenomen, - thotë ajo – edhe lëvizjet në ajër gjithashtu janë një mënyrë për të shprehur jehonën e brohoritjeve. Të gjithë këta elementë kam dashur t'i përdorja në një mënyrë delikate duke treguar edhe komunitetin global si dhe atë lokal. Ka qenë një përvojë e mrekullueshme pasi nuk kam punuar kurrë më parë në një projekt të këtyre përmasave."