RTSH Sport Live

Kategoria e Dytë, rezultatet dhe renditja për javën e pestë

  • 02/11/2022
  • |
  • Kategoria e Dytë
Kategoria e Dytë, rezultatet dhe renditja për javën e pestë
Naftëtari vazhdon formën e mirë në Grupin A, klasifikim i ngjeshur në grupin tjetër

Kategoria e dytë mbylli ditën e martë llogaritë për javën e pestë të saj. Në Grupin A ranë në sy rezultate interesante. Naftëtari vazhdon formën e mirë, pasi këtë javë mposhti me shifrat 6-2 Gramshin, ndërsa Sopoti ia doli të fitonte në transfertë ndaj Veleçikut me rezultatin 1-2. Në takimet e tjera, Shënkolli mposhti Bulqizën 3-0, ndërkohë që Ada vazhdon momentin negativ në kampionat, pasi u mposht nga Murlani. Kryendeshja ishte padyshim ajo mes Vorës dhe Valbonës, takim që u transmetua drejtpërdrejtë në RTSH Sport. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1. 

Në Grupin B. Pogradeci, së bashku me Labërinë, kryeson klasifikimin me 13 pikë. Liqenorët fituan në transfertë ndaj Butrintit me shifrat 0-2, ndërsa Shkumbini-Labëria përfundoi me rezultatin 1-3. Një fitore të rëndësishme mori edhe Luftëtari në transfertë ndaj Memaliajt 0-2.