RTSH Sport Live

Kategoria e Dytë, rezultatet e javës së katërt

  • 25/10/2022
  • |
  • Kategoria e Dytë
Kategoria e Dytë, rezultatet e javës së katërt
Veleçiku kryeson në Grupin A, katër ekipe në garë për vendin e parë në grupin B

Java e katërt e Kategorisë së Dytë prodhoi sa rezultate të bukur, aq edhe interesante. Grupi A udhëhiqet nga Veleçiku me 10 pikë. që fitoi ndaj Adës në transfertë, ndërsa Vora pretendente nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sopotit. Valbona fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Naftëtarit.

Në Grupin B, ndeshja më interesante ishte mes Luftëtarit dhe Butrintit përfunduar me shifrat 2-1. Me këtë fitore gjirokastritët shkojnë në vendin e tretë në kuotën e 9 pikëve. Në takimet e tjera, dy ekipet pretendente si Pogradeci dhe Elbasani kanë fituar me nga 5 gola. Liqenorët mundën Delvinën 5-1, ndërsa verdheblutë drejtuar nga Stojku fituan 5-0 ndaj Maliqit.