RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, Bylis shkatërron Korabin

  • 17/10/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë, Bylis shkatërron Korabin
Janë luajtur ndeshjet e javës së pestë në Kategorinë e Parë

Java e pestë e Kategorisë së Parë prodhoi sa rezultate të bukura por edhe aq surprizuese. Supermacinë e Bylisit nuk e shqetëson askush, madje as Korabi i vendit të dytë që në Adush Muca të Ballshit doli i shkatërruar me shifrat 4-0 me golat e  Antoni Beji në 21′ dhe Qardakut në 27’, 90’ dhe Ëmini 90+1’. Me këtë sukses skuadra ballshiote kryeson e vetme dhe shkon në kuotën e 15 pikëve. Tërbuni nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Shkumbinit. Një pikë e artë për skuadrën peqinase në një transfertë të vështirë, por edhe sepse tani ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve. Erzeni merr fitoren e rradhës përballë Maliqit me shifrat 0-4.

Rezultatet:

MALIQI-ERZENI 0-4

TËRBUNI-SHKUMBINI 0-0

 TOMORI-APOLONIA 2-0

BUTRINTI-VORA 1-1

 BESA-LUSHNJA  2-0

 BESËLIDHJA-BURRELI 0-5

 BYLIS-KORABI 4-0

 TURBINA-POGRADECI 0-1