RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Dinamo i rrëmben kreun Burrelit

  • 25/03/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Dinamo i rrëmben kreun Burrelit
Në sfidën e transmetuar në RTSH Sport, blutë e kryeqytetit kanë mundur 2-0 Burrelin

Dinamo rigjen kreun në grupin A të Kategorisë së Parë, ndërsa ka zbritur nga froni Burrelin, skuadër të cilën e ka mundur në ndeshjen direkte të luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-0, një sfidë e transmetuar në RTSH Sport. Dy gola për tre minuta, kaq ka mjaftuar për blutë e Olsi Ukut, që të shkëputen në një pikë diferencë nga Burreli.

Pra një javë përpara përfundimit të fazës së dytë të Kategorisë së Parë, Dinamo ka 32 pikë e Burreli 31 pikë. Për shkak të rëndësisë që kishte ndeshja tensioni ka qenë i madh. Aq sa matjanët janë ndëshkuar dy herë me kartonë të verdhë në një hark kohor prej 24 minutash. Fillimisht Sefgjini dhe më pas Zefi, sepse vetëm kështu mund të frenoheshin aksionet sulmues të Dinamos.

Pjesa e parë ka qenë një tabllo që ka pasur brenda kujdesin dhe fare pak gjuajtje në portë. Dhe ato nuk kishin shënjestrën e duhur. Për Dinamon ka provuar Kolgega në të 19’ dhe në të 43’, kurse për matjanët Vecaj në të 26’ dhe në të 29’. Por pa rezultat. Me fillimin e pjesës së dytë, Dinamo është më e qartë në sulm dhe në të 52’ gjen golin e avantazhit me anë të Xhixhua, i cili ka shfrytëzuar maksimalisht një top të kthyer nga Danaj në drejtim të Mirakës.

Pas tre minutash shënon Almeida, që finalon një kundërsulm të shpejtë të bluve. Përtej përpjekjeve të të dy palëve gol tjetër nuk do të ketë, ndërsa Dinamo në të 82’ ka qenë shumë pranë thellimit të rezultatit, por Zefi e ka larguar topin e goditur nga Fejzaj tek vija fatale. Dhe në vërshëllimën e fundit të Allës, Dinamo gëzohet, sepse kështu jo vetëm gjen kreun e renditjes, por lë pas dhe krizën e rezultateve.

Ndërkohë Kategoria e Parë rikthehet në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar të shtunën me Tomori – Egnatia dhe të dielën me Korabi – Dinamo.

KATEGORIA E PARË

REZULTATET/GRUPI A

DINAMO-BURRELI

Golat: Xhixhiua 52′, Almeida 55′

ERZENI-KORABI 0-1

Golat: Marku 18’

VELEÇIKU-PARTIZANI B 1-2

Golat: Bega 32’/Berdufi 60’, Klahos 73’

ORIKU-BESËLIDHJA 2-0

Golat: Branica 64′, Çaushaj 72′

RENDITJA/GRUPI A