RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Dinamo përmbys Korabin, Burreli bind

  • 10/04/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Dinamo përmbys Korabin, Burreli bind
Kryeqytetasi kanë marrë një fitore 2-1 në Peshkopi, Burreli ka triumfuar 3-0 në transfertë përballë Vorës

Janë luajtur sot dy ndeshje të play off në Kategorinë e Parë, Grupi A, teksa Dinamo ka arritur të marrë një fitore me përmbysje, 2-1 në fushën e Korabit, ndërsa Burreli arriti një fitore 3-0 në transfertë përballë Vorës.

Korabi dhe Dinamo, pas një pjese të parë pa gola, kanë vendosur gjithçka në pjesëne  dytë, me vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 58-të të takimit, Marku ka zhbllokuar rezultatin. Por Dinamo ka arritur të përmbysë gjithçka në minutat e fundit me golat e Moustapha 82’ dhe Almeida 89’

Ndërkohë, në sfidën tjetër, Burreli ka kaluar me sukses pengesën Vora, duke marrë një fitore të pastër, 3-0. Rraboshta ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 42-të, ndërsa në pjesën e dytë, Kurbneshi me penallti në minutën e 87-të dhe Takashi në minutën e 83-të kanë vulosur suksesin e skuadrës matjane në këtë sfidë.

REZULTATET

Grupi A(Play Off)

KORABI-DINAMO 1-2

Golat: Marku 58’/Moustapha 82’, Almeida 89’

VORA-BURRELI 0-3

Golat: Rraboshta 42’, Kurbneshi(pen) 78’, Takashi 83’

Në ndeshjet e play out, Grupi A, Besëlidhja ka zhgënjyer përballë Orikut, duke u mundur 1-0. Gjithçka është vendosur nga një gol i Branicës në minutën e 17-të të takimit. Partizani B ka marrë një fitore 2-0 në transfertën me Veleçikun, me golat e Bërdufit 33’ dhe Zanit 54’.

Në Grupin B, Lushnja ka arritur të marrë një fitore minimale, 1-0 përballë Elbasanit në transfertë. Fati i kësaj sfide u vendos në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 74-ët nga Hysa.

REZULTATET

Grupi A(Play Out)

VELEÇIKU-PARTIZANI B 0-2

Golat: Bërdufi 33’, Zani 54’

ORIKU-BESËLIDHJA 1-0

Golat: Branica 17’

Grupi B(Play Out)

ELBASANI-LUSHNJA 0-1

Golat: Hysa 74’