RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, java e 14-të luhet në tri ditë

  • 03/02/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë, java e 14-të luhet në tri ditë
Fillon ditën e shtunë me Luzi-Flamurtari, dhe përfundon të hënën me tri sfida

Kategoria e Parë do të luajë javën e 14-të të saj në tri ditë. Ditën e shtunë do të luhet vetëm një përballje, ajo mes Luzit dhe Flamurtarit. Dy skuadrat vijnë pas humbjeve me Dinamon dhe Apoloninë. Askush nuk dëshiron të gabojë në këtë 90 minutësh, për të mos kompromentuar sezonin. Ekipi vlonjat renditet në vendin e katërt dhe distanca me Dinamon e vendit të parë është 5 pikë larg, ndërkohë që Luzi pretendon gjashtë vendet e para, kështu që mbetet një sfidë e hapur.

Ditën e dielë do të luhen tri përballje. Besëlidhja-Turbina është sfida e dy skuadrave që renditen në fund dhe një fitore për secilën skuadër do ti jepte frymarje në klasifikim. Tomori-Besa dhe Burreli-Lushnja janë dy sfidat që do të mbyllin fundjavën. Ditën e hënë Apolonia do të presë Korabin, dy skuadra që javët e fundit po kalojnë një moment të mirë dhe është një sfidë ku nuk ka favoritë, ndërsa dy takimet që do të mbyllin javën e 14-të janë Skënderbeu-Tërbuni dhe Oriku-Dinamo.

JAVA 14

04/02/2023

13:00

Luzi 2008 - Flamurtari

05/02/2023

13:00

Besëlidhja - Turbina

13:00

Tomori  - Besa

13:00

Burreli- Lushnja

06/02/2023

13:00

Apolonia - Korabi

13:00

Skënderbeu - Tërbuni

13:00

Oriku - Dinamo