Java e katërt e Kategorisë së parë prodhoi sa rezultate të bukura aq edhe surprizuese. Supermacinë e Bylisit nuk e shqetëson askush, madje as Pogradeci që në shtëpi është një nga skuadrat që të hapin telashe, por jo kualitetin që disponon skuadra ballshiote.
Në Gjorgji Kycyku skuadra e Bylisit fiton 1-2 dhe vazhdon të jetë ekipi i vetëm në kreun e klasifikimit me 12 pikë. Edhe Korabi i vendit të dytë nuk e ndal hapin duke triumfuar me shifrat 3-1 ndaj një Besëlidhje, që tashmë e sheh veten në fundin e klasifikimit.
Ndërkohë Erzeni rikthehet te fitorja pas 2 humbjeve rradhazi. Skuadra shijakase mund Turbinën me shifrat 3-1. Lushnja merr fitoren e parë duke mundur Butrintin e Artan Banos, ndërkohë që Burreli shkatërron Besën me shifrat 5-1.
Rezultatet:
Apolonia-Tërbuni 0-1
Shkumbini-Maliqi 3-1
Pogradeci-Bylis 1-2
Korabi-Besëlidhja 3-1
Burreli-Besa 5-1
Lushnja-Butrinti 1-0
Vora-Tomori 1-1
Erzeni-Turbina 3-1