RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Korabi triumfon ndaj Dinamos, vendos Skuka

  • 29/03/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Korabi triumfon ndaj Dinamos, vendos Skuka
Skuadra dibrane ka marrë tri pikë të rëndësishme, duke u ngjitur në vend të dytë, një pikë larg vendit të parë

Java e 18-të e Kategorisë së Parë në Grupin A u mbyll me takimin Korabi-Dinamo përfunduar me shifrat 1-0 për skuadrën dibrane. Një pjesë e parë që foli tërsisht për dibranët të cilët ishin më kërkues e kjo u pa në disa mundësi që krijuan. Fillimisht ishte Joti në minutën e 15-të me një goditje që u prit pa probleme nga Edvan Bakaj. Dibranët organizohen mirë e kjo u pa e në momentin kur Skuka për pak sa nuk shënoi gjatë një topi të dhënë nga Topalli.

Dinamo vetëm mbrohet dhe nuk di të reagojë. Në minuëtn e 25-të, Korabi shkon pranë një tjetër goli, goditja e dënimit nga Cutra devijohet nga Marku që përplaset në shtyllë, pikërisht në këtë aksion do të jetë sulmuesi që do të fitojë 11-m gjatë një kontakti me Miklovan Peren. Përsëripër e merr Skuka që nuk gabon duke kaluar në avantazh Korabin.

Dinamo e ka akoma e më të vështirë të krijojë, diktuar edhe nga kundërshtari që tashmë mbrohet mirë dhe përdor kundërsulmet. Rasti për tu përmendur te Dinamo ishte vetëm i Miklovan Peres në minutën e 45-të por goditja me kokë nuk shqetësoi Mehidrin që në këtë pjesë ishte spektator.

U mendua se pjesa e dytë do të fliste për Dinamon që do të vihej në kërkim të golit, por nuk ndodhi kështu. Korabi vendos diktatin madje duke rrezikuar jo pak portën e Bakajt. Skuka vazhdon të jetë rrezik për blutë, në minutën e 51-të dhe në të 71-tën ishte pikërisht sulmuesi që shkoi pranë golit, po mungoi shënjestra. Dinamo e përgjumur u mjaftua vetëm me Alillarin në këtë fraksion.

Korabi merr një fitore të rëndësishme, duke u ngjitur në vendin e dytë dhe tani është vetëm 1 pikë larg nga Burreli i vendit të parë.

KORABI-DINAMO 1-0

Golat: Skuka 26′ (pen.)

RENDITJA/GRUPI A