RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, kryesuesit bëjnë detyrën

  • 23/10/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë, kryesuesit bëjnë detyrën
Bylis “vret” kampionatin, Korabi dhe Erzeni në ndjekje të ballshiotëve

Kategoria e Parë ka mbyllur javën e 6-të të saj me 8-t takimet e luajtuara me 20 gola të shënuar. Bylis vazhdon marshimin dhe nuk shqetësohet nga askush. Madje as nga Burreli që në Liri Ballabani del i mundur me shifrat 0-1.  Matjnaët rezistuan për 75 minuta, por De Oliviera shënoi golin e fitores për ballshiotët. Me këtë fitore Bylis shkon në kuotën e 18 pikëve, ndjekur nga Korabi që fitoi 2-1 ndaj Turbinës me golat e Razës dhe Markut, me skuadrën e Mërgjyshit që tashmë shkon në kuotën e 13 pikëve. Shkumbini pëson një humbje të rëndë ndaj Tomorit me rezultatin 0-5.

Rezultatet:

Burreli-Bylis 0-1

Korabi-Turbina 2-1

Erzeni-Pogradeci 4-0

Lushnja-Besëlidhja 3-0

Vora-Besa 0-1

Apolonia-Butrinti 1-0

Shkumbini-Tomori 0-5

Maliqi-Tërbuni 1-1