RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, “leksion” për liçensimet

  • 21/01/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë, “leksion” për liçensimet
Klubet kanë probleme të mëdha me kriterin infrastrukturor dhe financiar

Klubet e Kategorisë së Parë duhet të plotësojnë kriteret e liçensimit, në të kundërt rrezikojnë edhe përjashtimin nga kompeticioni. Në këtë pikë nuk synon të tolerojë FSHF që po drejton një fushatë agresive në lidhje me plotësimin strikt të kritereve. Pas takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e klubeve të Superiores, të cilëve u është bërë me dije se duhet të respektojnë të pesta kriteret, atë financiar, infrastrukturor, sportiv, kriterin administratë-personel dhe atë ligjor.

 Të enjten në orën 11 të paradites, përfaqësuesit e klubeve të së Parës u takuan dhe u infirmuan nga drejtuesit e zyrës së licencimeve ndërsa në këto takime ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i kompanisë audituese Deloite, pasi ka instruktuar klubet për mënyrën se si duhet të punojnë me çështjet financiare.

Në kategorinë e parë, problematikat e liçensimit janë edhe më të mëdha se ato të Superiores pasi përveç problemeve financiare, shumë klube po hasin vështirësi edhe në kriterin infrastrukturor dhe atë sportiv. Momentalisht Besa e Kavajës nuk ka një stadium për të organizuar ndeshjet si pritëse pasi edhe kompleksi i Luzit është cilësuar jashtë snatdarteve edhe pse fazën e parë ekipi verdhezi e zhvilloi pikërisht në këtë stadium.

Pengesa të mëdha klubet po hasin edhe në nivele të tjera infrastrukturore që lidhen me fushat stërvitore por edhe ekipet e grupmoshave. Theksi është vënë edhe tek detajet që lidhen me klubet pretendentë për Kategorinë Superiore pasi në rast të ngjitjes në grupin elitar, kriteret janë edhe më të rrepta pasi FSHF ka vendosur t’i njehsojë me ato që UEFA kërkon për liçensimin e skuadrave që marrin pjesë në kupat europiane.