RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, shtyhet ndeshja Lushnja-Burreli

  • 02/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë, shtyhet ndeshja Lushnja-Burreli
Fusha e stadiumit “Roza Haxhiu” nuk është ende në kushtet optimale për të pritur një ndeshje futbolli

Shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë, ajo mes Lushnjës dhe Burrelit, e planifikuar për tu luajtur të shtunën në “Roza Haxhiu”. FSHF ka bërë me dije se kushtet e stadiumit nuk janë optimale për të pritur një ndeshje futbolli, gjë e cila solli dhe marrjen e këtij vendimi pas inspektimit të kryer. Data e re për zhvillimin e kësaj sfide mbetet për tu përcaktuar në ditët në vazhdim.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Lushnja – KF Burrel, e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë 2022/23 është shtyrë dhe nuk do të luhet sipas kalendarit.

Ndeshja ishte programuar të luhej më datë 03.09.2022 në Lushnje, por Departamenti i Garave në FSHF pas inspektimit ka konstatuar se fusha e stadiumit nuk është ende në kushte optimale për të pritur një ndeshje futbolli.

Siç dihet fusha e stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu” është duke u rinovuar me një investim të Federatës Shqiptare të Futbollit, që po ndërton edhe tre fusha të tjera në këtë qytet.

Data e ndeshjes Lushnja-Burreli mbetet për t’u përcaktuar në ditët në vazhdim.