Janë luajtur sot dy sfida të Kategorisë së Parë, zona Play Off në Grupin B. Tomori dhe Pogradeci kanë dhuruar një sfidë emocionuese në përballjen mes tyre dhe në fund janë mjaftuar me një barazim 1-1.
Skuadra beratase ka arritur të kalojë e para në avantazh, që në minutën e dytë me anë të Pepës. Ishte pikërisht Pepa, që në minutën e 28-të kishte mundësinë për të dyfishuar nga pika e penalltisë, por gjuajtja e tij u prit nga portiere i pogradecarëve.
Kur pjesa e parë po i drejtohej fundit, Pogradeci arriti të gjejë golin e barazimit me anë të Manellarit, pas një skeme të zgjuar nga goditja e dënimit. Tomori krijoi shumë gjatë pjesës së dytë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Në sfidën tjetër, Egnatia ka arritur të marrë një fitore në transfertë, 2-0 përballë Besës. Rrogozhinasit arritën të gjejë rrugën e rrjetës dy herë në harkun kohor të dy minutave, me Shtubinën 42’ dhe Maganin 44’, që ka mjaftuar për të marrë tri pikët e radhës, duke konsoliduar vendin e parë në kuotën e 34 pikëve, katër më shumë se Tomori i vendit të dytë.
KATEGORIA E PARË
GRUPI B(PLAY OFF)
Rezultatet
TOMORI-POGRADECI 1-1
Golat: Pepa 2’/Manellari 45’
BESA-TOMORI 0-2
Golat : Shtubina 42’, Magani 44’