RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Tomori përmbys Egnatian, Partizani B bie nga kategoria

  • 08/05/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Tomori përmbys Egnatian, Partizani B bie nga kategoria
Janë zhvilluar sot gjashtë ndeshje të Kategorisë së Parë, faza play off dhe play out

Janë zhvilluar sot gjashtë ndeshje të Kategorisë së Parë, faza play off në Grupin B dhe faza play out në Grupin A dhe B.

Në Grupin B faza play off, Tomori ka arritur një fitore me përmbysje përballë Egnatias, tashmë të ngjitur në Superiore, me rezultatin 2-1. Në fillim ka shënuar Magani për rrogozhinasit në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, beratasit kanë arritur të përmbysin gjithçka me golat e Cankës(penallti) dhe Pepës, duke siguruar matematikisht vendin e dytë. Ndërkohë, po 2-1 ka fituar dhe Pogradeci përballë Besës, në këtë ndeshje skuadër pritëse. Dragoj dhe Laçka shënuan për liqenorët, ndërsa goli për skuadrën kavajase u shënua nga Lila.

Përsa i përket fazës play out, në Grupin A, Partizani B ka pësuar një humbje 1-0 në shtëpi përballë Besëlidhjes, duke firmosur kështu dhe rënien nga kategoria. Ndërkohë, 1-0 është dhe fitorja e Orikur përballë Erzenit. Në Grupin B, faza play out, Flamurtari ka marrë një fitore 2-0 përballë Lushnjës, ndërsa Elbasani ka mundur Turbinën me rezultatin 4-3.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet

Grupi A(Play Out)

PARTIZANI B-BESËLIDHJA 0-1

Golat: Bushi 81’

ORIKU-ERZENI 1-0

Golat: Qejvani 47’

Grupi B(Play Off)

TOMORI-EGNATIA 2-1

Golat: Canka 74’(pen.), Pepa 84’/A.Magani  31’

BESA-POGRADECI 1-2

Golat: Lila 80’/Dragoj 55’, Lacka 72’

Grupi B(Play Out)

FLAMURTARI-LUSHNJA 2-0

Golat: Diamanti 38’, 86’

ELBASANI-LUSHNJA 4-3

Golat: Karati 35’, Dushaj 57’, Da Silva 60’, Hasanaj 89’/ Hasa 65’, Jaupaj 67’, Olivera 91’