Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushën e lojës me tri sfida që i takojnë Grupit B, të vlefshme për javën e 17-të. Bien ë sy fitorja e Tomorit në fushën e Luzit përballë Besës, në këtë rast skuadër pritëse, me rezultatin 2-0. Dy golat u shënuan në pjesën e dytë nga Pepa (72") dhe Sharavolli (83").
Pogradeci ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Flamurtarit, që vazhdon të zhgënjejë me rezultatet e arritura deri tani. Goli me vlerën e tri pikëve për pogradecarët u shënua nga Balla (57").
Fitore edhe për Turbinën, që ka mundur Lushnjën me rezultatin 2-1. Zylyftari zhbllokoi sfidën në favor të vendasve në minutën e 18-të, por lushnjarët arritën të barazojnë në fillimin e pjesës së dytë me anë të Xekës 46’. Gjithsesi, Turbina ka arritur të gjejë golin e fitores me anë të Yuri në minutën e 71-të, duke marrë tri pikë të rëndësishme.
KATEGORIA E PARË
Rezultatet/Grupi B
BESA-TOMORI 0-2
Golat: Pepa (72"), Sharavolli (83")
TURBINA-LUSHNJA 2-1
Golat: Zylyftari (18"), Yuri (71")/ Xeka (46")
FLAMURTARI-POGRADECI 0-1
Golat: Balla (57")
RENDITJA/GRUPI B