RTSH Sport Live

Kategoria e Parë vendos “kandidaten” për Superiore në RTSH

  • 23/05/2023
  • |
  • Kategoria e Parë
Kategoria e Parë vendos “kandidaten” për Superiore në RTSH

Kategoria e Parë luan sot ndeshjet e “play-off” ku do të jenë 4 skuadra në garë për të siguruar statusin e “sfidueses” të vendit të 8-të në Abissnet Superiore. Gjithça do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Radio Televizionin Shqiptar. 

Flamurtari, Tomori, Korabi dhe Apolonia do të bëjnë mes tyre edhe llogaritë për ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. Skuadra e Diego Longos që është renditur e 3-ta në tabelën e klasifikimit do të sfidojë Apoloninë e vendit të 6-të. Jo përballje mes tyre do të luhet në stadiumin “Flamurtari”.

Gjithashtu Tomori do të presë në stadiumin e tij ekipin e Korabit. Të dyja këto skifa do të luhen ditën e sotme duke nisur që nga ora 16:00 ndërsa theksojmë se këto takime janë “finale” të vërteta pasi vendosen me një ndeshje të vetme.

“PLAY-OFF” Kategoria Parë

FLAMURTARI – APOLONIA RTSH Sport

TOMORI – KORABI  RTSH 3