Të dielën do të luhen ndeshjet e javës së 27-të të Kategorisë së Parë. Një nga sfidat më interesante të kësaj jave do të luhet në Vorë, aty ku kryesuesit e kampionatit do të përballen me Apoloninë. Këtë takim mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH Sport në orën 14:00.
Flamurtari-Kastrioti është sfida tjetër që do të transmetohet në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Këtë takim mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTSH 2 në orën 14:00.
Besa-Lushnja është një tjetër përballje interesante këtë javë në Kategorinë e Parë. Burreli pret në shtëpi Pogradecin, ndërsa Valbona do të përballet me Korabin. Erzeni i vendit të fundit do të luajë kundër Kukësit. Të gjitha ndeshjet e javës së 27-të të Kategorisë së Parë do të luhen në orën 14:00.