RTSH Sport Live

Kategoria Superiore, Tirana pret Skënderbeun, Vllaznia luan “klasike” me Partizanin

  • 14/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Kategoria Superiore, Tirana pret Skënderbeun, Vllaznia luan “klasike” me Partizanin

Tirana pret në “Selman Stërmasi” ekipin e Skënderbeun, në orën 15:00. Bardheblutë vijnë në këtë duel me 4 pikë në llogari pas dy ndeshjeve të para, teksa korçarët kërkojnë që të konfirmojnë se janë surpriza e këtij sezoni.

Në orën 18:00, Vllaznia dhe Partizani do të masin forcat në “Loro Boriçi”. Të dyja skuadrat vijnë me pretendime të mëdha teksa në fushë do të kërkojnë vetëm tre pikët.

TIRANA – SKËNDERBEU 15:00

VLLAZNIA – PARTIZANI 18:00