RTSH Sport Live

Katër kërkesat e Conte për të nënshkruar me Real Madrid

  • 29/05/2021
  • |
  • Spanjë
Katër kërkesat e Conte për të nënshkruar me Real Madrid
Sipas Don Balon, trajneri i ka kërkuar Florentino Perez një nga të besuarit e tij te Inter. Ja çfarë duhet për të bindur Antonio

Në shtëpinë e Real Madrid janë zyrtarisht në kërkimi të trajnerit të ri. Pas lamtumirës së Zidane, Blancos po testojnë terrenin për të gjetur zëvendësuesin. Shtypi spanjoll ka paraqitur disa emra: nga Raul, i cili do të bënte të njëjtën rrugë si Zizou duke mbërritur nga Castilla te ekipi i parë, te Xabi Alonso, duke kaluar nëpër emra shumë më të vendosur në stol si Pochettino dhe Conte. Trajneri nga Lecce, i cili sapo është larguar nga Interi pasi fitoi titullin, mund të kthehet menjëherë në pistë për të marrë trashëgiminë e rëndë të Zidane.

Emri i trajnerit italian ka qenë në orbitën e Realit që nga viti 2018, kur menaxhmenti mendoi që ai të zinte vendin e Lopetegui. Për të filluar këtë aventurë të re, megjithatë, sipas Don Balon, Conte ka katër kërkesa. E para do të ishte përforcimi i mbrojtjes me lojtarë me përvojë. Një dëshirë e përmbushur me zyrtarizimin e Alaba nga Bayern Mynih.

Mbetet për të arritur një akord përsa i përket kohëzgjatjes së kontratës, me trajnerin që kërkon një 3-vjeçare, ndërsa klubi do të jetë i gatshëm t'i ofrojë atij një 2-vjeçare. Emrat në krye të listës së Conte janë Kante, me të cilin ka punuar tek Chelsea, dhe Lukaku, një nga armët e tij më të forta në aventurën tek zikaltërit.

Sipas burimeve spanjolle, palët po punojnë për të gjetur një pikë takimi dhe një vendim, që mund të mbërrijë në fund të javës së ardhshme. Ndërkohë, Conte gjithashtu pëlqehet nga PSG dhe Tottenham. Kjo është arsyeja pse  nuk duan të humbin kohë në shtëpinë e Real Madrid.