RTSH Sport Live

Katër skuadra për një trofe

  • 26/04/2023
  • |
  • Kupa e Shqipërisë
Katër skuadra për një trofe
Dy çiftet gjysmëfinaliste do të mundohen të hedhin hapin e parë drejt finales

Në aksin Elbasan-Shkodër luhet gjithcka për të përcaktuar aktin final të Kupës së Shqipërisë. Katër skuadra kanë mbetura tashmë në lojë për një trofe, që për tre prej tyre do të ishte shpëtimi i sezonit, ndërsa për Tiranën një detyrim, duke qenë skuadra më e titulluar në vend. Bardheblutë e Orges Shehit do të sfidojnë në Elbasan Arena Teutën. Durrësakët janë në situatë të komplikuar në kampionat e do të mundohen të përmbushin objektivin Europë, edhe pse përpara është skuadra më e vështirë e mundshme.

5 pikë para Partizanit në krye të renditjes i kanë dhënë një lloj sigurie bardhebluve të përjetojnë edhe këtë gjysmëfinale kupe me Teutën, pavarësisht se organika e Shehit nuk e lejon të bëjë shumë ndryshime në titullarët e zakonshëm, duke bërë që lodhje të jetë faktor i rëndësishëm në këtë finale sezoni. Në ndeshjen tjetër, Vllaznia  duhet të ketë shumë kujdes në si e luan shansin që i jepet kur të presë në Loro Borici Egnatian, një skuadër me të cilin ka përplasje ambicjesh edhe në kampionat.

Me një rivalitet të rinovuar në Kupë, shkodranët duhet të shpresojnë në fitoren e parë të sezonit përballë rrogozhinasve, me të cilët do të ndeshen tre herë në harkun e 10 ditëve. Egnatia, për herë të parë në këtë fazë të kompeticionit, do të mundohet të shënojë një tjetër arritje historike dhe goditjet në transfertë kanë qenë specialitet i tyre në këtë sezon.