RTSH Sport Live

Kean nuk gabon, Veretout po: Allegri mund Mourinho-n

  • 17/10/2021
  • |
  • Itali
Kean nuk gabon, Veretout po: Allegri mund Mourinho-n
Një goditje me kokë me fat nga Kean i dha skuadrës bardhezi fitoren e katërt radhazi. Roma humbi një penallti me Veretout

Në ndeshjen e madhe të avës së 8-të të Serie A, Juve mposhti Romën 1-0, duke koleksionuar fitoren e katërt radhazi dhe rikthehet në zonën e sipërme të renditjes. Sfida në Allianz Stadium u vendos nga një goditje me kokë me fat nga Kean që ndikoi në mënyrë të pavullnetshme një tjetër goditje me kokë të Bentancur në 16 '. Verdhekuqtë kishin mundësinë perfekte për të barazuar në minutën e 44 -të, por Veretout neutralizohet nga Szczesny nga penalltia (44 ') e akorduar nga Orsato.

Pas ndeshjes, trajneri I bardhezinjve, Allegri ka deklaruar: "Në futboll ndodh kështu: sot Szczesny i ka kthyer ekipit vlerën e tij. Gabimet I bëjnë të gjithë së bashku, tani ai ka vazhdimësi të performancës. Ne gjithashtu luajtëm mirë, por duhet të përmirësohemi në metrat e fundit”.

"Është një rezultat i mirë, për herë të tretë nuk kemi pësuar gol kundër një ekipi fizik dhe teknik si Roma. Sonte Morata, De Ligt, Dybala dhe Rabiot mungonin, por ata që dolën në fushë bënë mirë. Shpirti I skuadrës është i mirë, është normale që ne ende kemi nevojë të përmirësohemi. Faza e driblimit është më e mirë, duhet të dimë si të përshpejtojmë".

Ndërkohë, Murinho nuk del nga natyra e tij: “Nuk dua të komentoj për penalltinë, dua të izolohem nga ky rast, dua të përqëndrohem  te fakti që skuadra ime ka bërë një paraqitje të mirë. Të japësh vetëm tre minuta shtesë, tregon se ka një qëllim. Shpresoj që dikush që ka dëgjuar atë që është thënë në dhomat e zhveshjes, ti thotë publikisht. Kam humbur sot, kur skuadra e meritonte fitoren”.