RTSH Sport Live

Keane nuk e llogarit Interin: Fatkeqësisht City do të bëjë tripletë

  • 04/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Keane nuk e llogarit Interin: Fatkeqësisht City do të bëjë tripletë
Ish-flamuri i Manchester United për finale e Champions: Zikaltërit kanë humbur 12 ndeshje në kampionat, Guardiola është super favorit

Pritshmëritë janë në rritje për finalen e Champions League, e cila do të shohë Interin e Simone Inzaghit të sfidojë Manchester Cityn e blinduar të Pep Guardiolës, fitues i freskët i FA Cup në finale kundër Manchester United. Ish-flamuri i Djajve të Kuq, Roy Keane ka shprehur mendimin e tij se si do të shkojë ndeshja e planifikuar në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit.

Roy Keane, gjatë intervistës së dhënë për Sunday Ëorld, shpërfilli Interin, duke e dhuruar aktin e fundit të Champions League për Manchester City: "Skuadra e Guardiolës tani ka një javë të tërë përgatitje para finales kundër Interit. Zikaltërit, le të mos harrojmë, kanë humbur 12 ndeshje në Serinë A. Manchester City është favorit i madh për të fituar. Çfarë mund të them më shumë për Cityn? Guardiola është një trajner i shkëlqyer, ata kanë alternativa të shkëlqyera në stol dhe gjithmonë arrijnë të gjejnë rrugën për të fituar. Kjo është pse City është një skuadër e madhe. Për fat të keq ata do të bëjnë triplet”.